fbpx

PARIMET E KOMPANISË

 

 

Mjedisi ynë, rrethina dhe ndërmarrja jonë në vazhdimësi zhvillohet. Prandaj është e nevojshme që të përshtaten edhe parimet e ndërmarrjes tonë. Në të ardhmen ato do t’i plotësojmë me tri fusha: zhvillim, harmonizim me rregullat ligjore (Compliance) dhe qëndrueshmëri afatgjate të punës.

Si ndërmarrje e cila vepron ndërkombëtarisht, jemi të vetëdijshëm për praninë tonë të madhe në publik. Punën tonë e karakterizojnë parimet tona të ndërmarrjes dhe parimet e sjelljes së mirë.

  • Karakteristikë e punës tonë është kënaqësia e konsumatorëve.
  • Pozita jonë në treg përcaktohet nga kujdesi në harmonizimin e raportit çmim-shërbim.
  • Rritja jonë vazhdon edhe më tej përmes zgjerimit dhe përmes përmirësimit të vazhdueshëm të marketeve tona.
  • Si ndërmarrje e përbërë prej rrjetit të marketeve, punojmë sipas sistemit.
  • Për suksesin tonë vendimtare janë rrugët e shkurtëra të vendimmarrjes dhe proceset e thjeshta të punës.
  • I përmbahemi ligjeve ne fuqi dhe udhëzimeve te brendshme (ose: procedurave)
  • Gjatë punës sonë të përditshme marrim përgjegjësi ekonomike, sociale dhe ekologjike.
  • Puna fer dhe e drejtë është e domosdoshme drejte çdonjërit person në kompani
  • Respektohemi dhe mbështetemi në mënyrë të ndërsjellë.
  • U përmbahemi marrëveshjeve në frymën e besimit.
  • Klima e punës gjatë punës tonë të përditshme karakterizohet me lëvdata, mirënjohje dhe aftësi për pranimin e kritikave.
  • Jemi të rrethuar me punëtore lojal – në çdo sektor është siguruar edhe zëvendësimi.