Shitorja e parë e KAM hapi dyert në vitin e largët 1999, në katin përdhes të Qendrës Tregtare të Qytetit në Shkup – ngjarje e cila shënoi fillimin e një rrëfimi të suksesshëm dhe zhvillimit të shpejtë.
Deri në fund të vitit 2016, KAM marketet u bënë pamje e zakonshme në tërë Maqedoninë.
Zgjerimi i Kam marketeve në Maqedoni u zhvillua në kontinuitet përgjatë viteve dhe u shëndrrua në një prej linjave më të mëdha të marketeve për prodhime ushqimore dhe jo ushqimore. Marketet Kam kanë rrjet prej 74 marketeve ne Republikën e Maqedonisë Veriore, njëherit marketet KAM janë të pranishme edhe në Kosovë e Bulgari. Në Kosovë janë të pranishme nga viti 2016 dhe sot gëzon 20 markete në mbarë vendin.