fbpx

Informacione për konsumatorët

 

Rab-vreme-kosovo-1

 

Informacione të përgjithshme

KAM vazhdimisht kontribuon në përmirësimin e shërbimeve për konsumatorët e vet! Në Kosovë shumica e marketeve punojnë nga e hëna deri të dielen, prej orës 08:00 deri më 22:00. Në këtë mënyrë mund të bëni pazarin Tuaj tek ne sipas nevojave dhe mundësive tua personale.

Kohën e saktë të punës të marketit më të afërt për Ju mund ta gjeni këtu.

 

Pagesa me kartelë

Në të gjitha marketet KAM Ju mundësojmë pagesë praktike me kartela Visa, Maestro, Master Cards.

Avantazhi për Ju: Mund të paguani sasi më të mëdha të produkteve, e njëherit të mos keni nevojë të mbani me vete sasi të mëdha të të hollave.

 

save-euros

Garancë për kthim të parave

 

Keni ndërruar mendje? S’ka problem!

KAM JU JEP GARANCI TË DYFISHTË*:

  • UA NDËRROJME PRODUKTIN
  • UA KTHEJMË PARATË

Nëse për ndonjë arsye nuk jeni 100% të kënaqur nga cilido prodhim i yni, ne me kënaqësi do T’ua ndërrojmë produktin dhe do T’ua kthejmë paratë, nëse:

  • Keni me vete faturen fiskale për produktin e blerë
  • Nuk kanë kaluar më shumë se 3 ditë nga blerja e produktit
  • Produkti është në paketimin origjinal
  • Produkti nuk është më i shtrenjtë se 8 Euro

Garancioni i prodhuesit, si dhe të drejtat e tjera sipas ligjit lidhur me prodhimet që nuk janë në rregull, vlejnë pavarësisht këtij rregulli.

“Garanca e dyfishtë” nuk vlen për produktet jo-ushqimore, alkoolin apo brendet e njohura ndërkombëtare.

Para kthimit apo këmbimit të produkti, Ju lutemi të drejtoheni tek personeli ynë në arkë.